Barcelona konfirmon Kumanin, ish-lojtari me 10 trofe synon rilindjen!

Tashmë lajmi është zyrtar dhe ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës së madhe në “Kamp Nou”. Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Lionel Mesit, apo se çdo të bëhet me Nejmarin , por Barcelona konfirmoi Ronald Kumanin si teknik në vend të Kike Setienit. Holandezi 57-vjeçar nënshkroi kontratë 2-vjeçare, ndërsa mediat europiane njoftojnë se tani pritet një ndryshim rrënjësor në skuadrën katalanase. Një nga ndihmësit e tij do të jetë ish-sulmuesi Henrik Larson, ndërsa Kumani shpreson që epoka e suksesshme si lojtar, me 10 trofe (4 tituj, në Champions) të pasohet nga një tjetër e suksesshme si trajner.

Sfidanti.al