Ballkani siguron të ardhmen brenda dy sezoneve ku ka arkëtuar shuma që skuadrat në Superligën Shqiptare i ëndërrojnë. Katër golat e shënuar në ndeshjen e parë kundër BATE Borisov mjaftuan për të arkëtuar disa miliona euro që i siguron faza e grupeve. Ballkani arkëtoi për të dytin sezon rresht 3 milionë euro menjëherë pas kalimit me sukses të ndeshjes play-off dhe ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë futbollin kosovar.
Nëse llogariten edhe rezultatet pozitive të mundshme në grupe, kosovarët do të majmen mirë në financa pasi shuma në total e kalon vlerën 3 milionë. Duke parë këto statistika Partizani ndien shumë keqardhje sepse ai gol në fillimin e pjesës së dytë mund t’i ketë kushtuar shumë klubit të kuq.