As çmenduria e Moratit nuk mjaftoi për Mesin, ndonëse dha 1.2 miliardë për Interin!

Të paguash 250 milionë euro për një 19-vjeçar, qoftë edhe të futbollit, është padyshim diçka për të shkulur qimet e kokës. Edhe kur njeriu që ishte gati për çmendurinë quhet Masimo Morati, dhe kur “objekti i dëshirës” quhej Lionel Mesi. Gjithsesi, kjo paska ndodhur, të paktën duke i besuar përbetimeve të Zhoan Laportës, ish-presidentit të Barcelonës në vitet 2003-2010.

Morati nuk ishte njeri i panjohur për gjëra të tilla sepse bosi i Pirelit dhe i naftës italiane shpenzoi 1.2 miliardë euro në 21 vjet si pronar dhe si president i klubit zikaltër. Bashkë me paratë për Mesin, dhe rrogat për të, “harxhet” do të kishin arritur në 1.5 miliardë euro. Gjithsesi, vitet e fundit e uli “ritmin” dhe Interi i fitores së trefishtë me Murinjon u formësua me jo më shumë se 100 milionë euro.

Sfidanti.al