Pas ndeshjes së fituar 3-0 në fushën e Sasuolos, deklaroi se e rëndësishme është që lojtarët ta djersisin fanelën deri në fund. Ky është lajtmotivi i Antonio Kontes për Interin e tij, që sot ka një finale tjetër në Champions, atë në fushën e Borusias së Mynshengladbahut. Pas barazimeve me Gladbahun në “San Siro” dhe me Shahtarin në Ukrainë, erdhën dy humbjet ndaj Realit, dhe për zikaltërit mund të mos mjaftojë as fitorja. Gjithsesi, së pari duhet fituar ndeshja dhe duhet pritur që Reali të mos tolerojë.
“E vetmja mënyrë për të mbetur gjallë nesër (sot) është të fitojmë, – theksoi ai në prag të ndeshjes, – duhet të dalim nga fusha pa pendesë, pa brejtje ndërgjegjjeje. Në Champions nuk e kemi veten në dorë, dhe do të thotë se nuk e kemi bërë detyrën siç duhet në disa raste. Gjithsesi, ky është një rast për vazhdimësi”. Trajneri mbrojti ekipin për humbjen me Realin në Milano, duke thënse në 0-1 ishte e rëndë të mbeteshe me 10 lojtarë, ndërsa vlerëson se Gladbahu është një skuadër shumë e mirë. “Duhet të luajmë me shpirt skuadre dhe me ekuilibër, por këto vijnë ndeshje pas ndeshjeje, – shton Konte, – kemi lojtarë të rinj që duhet të punojnë. Hakimi ka potencial, por duhet përmirësuar në mbrojtje”.
Sfidanti.al