Armando Broja kap tribunën

Pas dy ndeshjeve si titullar ndaj Nottingham dhe Manchester City, Armando Broja duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e radhës.

Everton do të përballet me Chelsea-n, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar. Sipas rregullores së Premier League, Broja nuk mund të aktivizohet në këtë ndeshje dhe për këtë arsye nuk do të jetë i grumbulluar.

23-vjeçari është kushtëzuar nga probleme të shumta këtë sezon. Broja ka marrë pjesë në 12 ndeshje, me një total prej 424 minutash duke mos ia dalë që të shënojë apo asistojë.

sfidanti.al