Jose Mourinho për stolin e Portugalisë

Pas një periudhe të gjatë në stolin e disa klubeve, Jose Mourinho-n mund ta shohim për herë të parë në stolin e një kombëtareje. Trajneri i Fenerbahçes së fundmi është lidhur me kombëtaren e Portugalisë.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Federata Portugeze e Futbollit po shqyrton seriozisht mundësinë e emërimit të Mourinho në stol përpara Kupës së Botës 2026.

Trajneri portugez, i njohur për karrierën e tij të pasur me suksese në futbollin evropian, ka shprehur prej kohësh dëshirën për të drejtuar kombëtaren e vendit të tij.

Edhe pse aktualisht është i angazhuar me projektin e Fenerbahçes, interesimi nga Portugalia mund të ndikojë në planet e tij për të ardhmen.

Federata luzitane po vlerëson me kujdes skenarët e mundshëm, duke marrë parasysh objektivin për të ndërtuar një ekip konkurrues në nivel ndërkombëtar. Me një brez lojtarësh të talentuar dhe me përvojë në ligat kryesore të Europës, kombëtarja kërkon një trajner me përvojë të lartë, personalitet të fortë dhe një histori të pasur suksesi.

Profili i Murinjos përputhet me këto kërkesa, ndërsa përvoja e tij në menaxhimin e presionit dhe në nxitjen e performancës maksimale nga ekipet që drejton e bën atë një kandidat të natyrshëm për këtë rol.

sfidanti.al