Tedi Cara nuk përmbahet në Ukrainë

Tedi Cara vazhdon të shkëlqejë në Ukrainë, aty ku u shit nga Partizani në merkaton e dimrit. Sulmuesi është pjesë e Oleksanriya, tek të cilët është kthyer menjëherë në një pikë kyçe.

Një javë më parë, 25-vjeçari realizoi dopietë golash, për t’i dhënë fitoren 3-1 skuadrës së tij ndaj Vorskla Poltava.

Cara ishte sërish protagonist me gol edhe sot, në fitoren 1-0 ndaj Inhulets. Cara shënoi golin e parë dhe të vetëm në minutën e 27-të, duke i dhënë 3 pikë skuadrës së Oleksandriya. Me skuadrën ukrainase, futbollisti shqiptar numëron 9 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar tre gola dhe një asist.

sfidanti.al