Leroy Sane do të mbetet pjesë e Bayern Munich deri në verën e vitit 2028. Klubi dhe sulmuesi gjerman kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për tre vite të tjera, duke garantuar vazhdimësinë e bashkëpunimit mes tyre.
Sipas kushteve të reja, Sane do të përfitojë një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërsa kontrata parashikon gjithashtu edhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh, të lidhura me objektiva sportive individuale dhe kolektive.
Kthesë e papritur, sepse largimi i Sane nga Bayern Munich konsiderohej si një mundësi reale, për shkak se i përfundonte kontrata dhe të interesimit nga klube të tjera të mëdha. Megjithatë, negociatat midis palëve kanë avancuar në javët e fundit dhe kanë çuar në një akord për rinovim, duke përmbysur pritshmëritë për një largim të mundshëm.
Mediat gjermane raportojnë se marrëveshja tashmë është mbyllur dhe se mungon vetëm njoftimi zyrtar, i cili pritet të bëhet publik pas nënshkrimit të kontratës nga vetë futbollisti.
sfidanti.al