Ndonëse sezoni aktual nuk është mbyllur ende, te Chelsea kanë nisur punën për afrimet që do të bëjnë në merkaton e verës. Një nga objektivat e bluve është talenti i Juventusit, Kenan Yildiz.
Sipas raportimeve nga Anglia, klubi londinez, po përgatit një ofertë në vlerën e rreth 80 milionë eurove për të siguruar kartonin e futbollistit turk.
Në moshën 19-vjeçare, Yildiz ka konsoliduar pozicionin e tij në ekipin e parë të Juventusit, duke spikatur për ekuilibrin në lojë, vizionin dhe aftësinë për të finalizuar aksionet. Pasi u transferua nga akademia e Bayern Munich, ai ka pasur një ngjitje të shpejtë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Europë.
Chelsea ka identifikuar Yildiz si një profil ideal për projektin e ri që synon të ndërtojë Enzo Maresca. Strategjia e klubit është të rinovojë repartin ofensiv me futbollistë të rinj dhe me potencial për të dhënë impakt të menjëhershëm. Aftësia e Yildiz-it për të luajtur në të dy krahët e sulmit, si dhe në role më qendrore, përputhet me stilin dinamik që trajneri italian synon të implementojë në skuadër.
sfidanti.al