Ndonëse sezoni aktual nuk është mbyllur ende, Dinamo dhe Partizani kanë filluar të mendojnë për lëvizjet që do të bëjnë në merkato.Sipas asaj që raportohet nga Kosova, dy klubet e kryeqytetit kanë objektiv të njëjtë për verën.
Bëhet fjalë për portierin e Prishtinës, Agron Kolaj. 24-vjeçari del lojtar i lirë pas këtij sezoni dhe Dinamo me Partizanin po punojnë për ta afruar. Agron Kolaj e filloi karrierën te Gjakova, për të kaluar më pas te Besa e Pejës dhe Llapi. Fanellën e Prishtinës e mban veshur nga janari i vitit 2023. Gradiani dardan nuk ka pasur hapësira në kampionat, por ka spikatur me paraqitjet e tij në Kupën e Kosovës, ku e ka mbajtur portën e paprekur në katër raste. Me Kosovën U-21, Kolaj ishte i ftuar në dy ndeshje miqësore të vitit 2021, por nuk mori minuta.
sfidanti.al