Merr fund romanca e Nedim Bajramit me gazetaren sportive

Vetëm pak javë më parë, në media u përfol për një lidhje të re romantike mes yllit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, dhe moderatores së njohur kosovare, Lorina Dula. Çifti, që përpiqej ta mbante lidhjen larg syve të publikut, duket se tashmë i ka dhënë fund historisë së tyre. Lorina, e cila u bë shumë e komentuar me emisionin “Euroshow” gjatë Euro 2024 në Gjermani, kishte ndjekur nga afër edhe disa ndeshje të Kombëtares, duke u shfaqur shpesh me fanellën kuqezi — një dhuratë e përfolur nga vetë Nedimi.

sfidanti.al