Asllani larg Interit

Debi i “Madonnina” djeg Asllanin. Ndaj Milan, Inzaghi befasoi jo pak duke i besuar një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, për Asllanin ky ishte një shans ideal për të blinduar statusin e tij te zikaltërit, por për fat të keq paraqitja e tij la për të dëshiruar. Në të tilla raste, mediat italiane nuk dinë të ndalen duke kryqëzuar sërish futbollistin shqiptar. La Gazzetta dello Sport “ngel në klasë” Asllanin, jo vetëm kaq, por i pret edhe biletën, duke e bërë të sigurt largimin e tij nga Milano në fund të këtij sezoni:

“Teorikisht titulli “futurist’ do t’i shkonte përshtat Asllanit, por jemi në fund të sezonit të tretë tek Inter, është një kohë e mjaftueshme që drejtuesit dhe trajneri të krijojnë një ide të qartë për potencialin e tij. Në fund të sezonit Asllani pritet të largohet”, vijon ndër të tjera La Gazzetta me analizën e sajë:

sfidanti.al