Ardit Hila dëshiron largimin por Tirana nuk e lejon

Ardit Hila është me valixhe në duar te Tirana. Mesfushori ishte motorri dhe “asi nën mëngë” i ish-trajnerit Orges Shehi për sa kohë ky i fundit ishte në krye të bardhebluve, por me ardhjen e Ahmatajt situata u përmbys.Hila pati një përplasje me trajnerin dhe prej javësh është i përjashtuar nga skuadra, madje edhe stërvitjet i bën veçmas. Largimi është i sigurtë në janar, por drejtuesit bardheblu nuk duan që të përforcojnë rivalët ndaj kalimi te Partizani, Egnatia apo Vllaznia është i ndaluar. Hila do të jetë i lirë të largohet vetëm për ekipe jo pretendentë ose për skuadra të Kategorisë së Parë. Duke qenë se është ende në kontratë, klubi ka mundësi të mbajë ‘peng’ lojtarin, një strategji kjo e cila u tentua me Orges Shehin.

sfidanti.al