Arbnor Muçolli, shënojeni këtë emër për kombëtaren e Shqipërisë!

Është ende 20 vjeç, bën pjesë në ekipin Shpresa, dhe po shkëlqen në Danimarkë. Ende po luan në kategorinë e parë, pra në nivelin e tyre, por sipas të gjitha gjasave, Arbnor Muçolli do të jetë në Superligën daneze sezonin e ardhshëm. Ai shënoi 3 gola për ekipin e tij, Veljen, në fitoren 4-1 ndaj Roskildes, sukses që forcoi pozitat në vendin e parë në renditje. Muçolli është mesfushor, por kjo nuk e ka penguar të shënojë 7 gola në këtë edicion të kampionatit, plus edhe të japë 5 asistë. Një nivel i lartë për një 20-vjeçar! i lindur në Danimarkë, ai premton të jetë një nga lojtarët e së ardhmes të kombëtares shqiptare. Bashkë te të, tek Velje, luajnë edhe shqiptarët e tjerë Ramadani dhe Ajeti, e ndoshta që të tre do të jenë në Superligën vitin që vjen.

Sfidanti.al