Mario Mandzukic i jep shumë shpejt fund karrierës së tij në kampionatin e Katarit. Sulmuesi kroat ka zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën e tij me Al Duhail lajm që e konfirmoi vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter.
‘Kam arritur akordin me drejtuesit e Al Duhail për zgjidhjen e kontratës sime në mënyrë konsensuale. Vlerësoj besimin dhe mikpritjen që m’u bë në Katar dhe i uroj më të mirën klubit dhe skuadrës në të ardhmen-shkruante Mario Mandzukic në postimin e tij
Kroati 34 vjecar u transferua te Al Duhail në dhjetor të 2019 pasi nuk ishte në planet e trajnerit Maurizio Sarri teksa firmosi me këtë skuadër një kontratë deri në 30 qershor të 2021 për ta zgjidhur më pas, disa javë pas rifillimit të kampionatit pas pandemisë coronavirus
Mandzukic largohet nga Al Duhailin kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit me këtë skuadër që është në krye të renditjes me 4 pikë më shumë se Al Rayyan. Gjatë kësaj kohe, Mandzukic është aktivizuar në 8 ndeshje duke shënuar 2 gola në të gjitha kompeticionet. E ardhmja e kroatit mund të jetë sërish në Itali ku në gjurmët e tij është vënë Benevento që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Serie A.
Sfidanti.al