Massimiliano Allegri është gati të kthehet: Dua një klub për të fituar

Në 30 qershor u mbyll kontrata me pagë 7 milionë Euro e Massimiliano Allegrit me Juventusin dhe tani trajneri livornez që me bardhezinjte fitoi 11 trofe në 5 vjet, është gati të nisë një aventurë të re në pankinë në Itali apo jashtë saj.

‘Vërtet nuk më intereson se ku. Po kërkoj një klub me të cilin mund të ndaj një projet dhe që ka ambicie për të konkuruar dhe fituar-tha Allegri në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’-iu gëzova familjes dhe qytetit tim, Livorno, me miqtë e mi të një jete. Kam karikuar bateritë’

Dëshira e Allegrit për të rijetuar ndeshjet si protagonist ështe e madhe dhe ai pranon se është gati për të drejtuar një skuadër të La Liga duke zbuluar se ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit pas largimit të parë të Zidane nga Los Blancos.

‘Dy vjet më parë pata një kontakt, por nuk ndodhi asgjë sepse isha nën kontratë me Juventusin-vijoi Allegri-kisha një impenjim të fortë moral në drejtim të klubut dhe tifozëve të tij’.

Allegri foli edhe për Zonjën e Vjetër duke shtuar se është i sigurt se dominimi juventin do të zgjasë edhe për shumë kohë.

‘Është një skuadër e ndërtuar vetëm për të fituar-tha Allegri-për këtë arsye mendoj se do të dominojë edhe për vite të tjerë. Me Cristiano Ronaldon ka bërë një hap përpara, e shoh për shumë vjet të tjerë në Torino’.

Në fund Allegri dha opinionin e tij për Lautaro Martinez dhe për kalimin e mundshëm të tij te Barcelona.

‘Fanela e Barcelonës peshon shumë dhe cdo futbollist në botë duhet të ketë forcën dhe personalitetin për ta veshur-tha trajneri livornez-Lautaro I ka të gjitha cilësitë për të pasur sukses. Sot për sot po ecën mirë te Interi, por do të shohim nëse një ditë do të mund ta tregojë këtë në Camp Nou’.

Sfidanti.al