Ançeloti: Mendoj për Botërorin e klubeve, e thoni ju që shkoj tek Brazili!

Reali Madridit është gati për trofeun e parë të madh në këtë sezon. Madrilenët do të luajnë sot në orën 20:00 kundër Al-Hilal finalen e Botërorit të Klubeve. Favoritë absolutë spanjollët, që kanë një rekord në katër finalet e fundit. “Los Blankos” kanë fituar të katra përballjet nga viti 2014 deri në 2018-ën, ndërsa kërkojnë këtë trofe për herë të tetë në historinë e tyre. Këto kuota rriten pasi Karlo Ançeloti do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë skuadrën. Karim Benzema dhe Eder Militao janë bashkuar me ekipin pasi munguan në gjysmëfinalen e fituar 4-1 ndaj Al-Ahli.

“Ky kompeticion është shumë i rëndësishëm për ne, – thotë italiani, – Kemi ardhur këtu falë shumë sakrificash dhe jemi shumë pranë trofeut që duam ta fitojmë”. Karlo Ançeloti ka shfryutëzuar konferencën zyrtare përpara finales për të folur edhe mbi të ardhmen e tij, pas zërave që e shohin në pankinën e kombëtares së Brazilit. “Këtë e kam dëgjuar vetëm nga ju. Por unë kam një kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2024”.

Sfidanti.al