Në vendet e ftohta të veriut këto gjëra nuk kuptohen e nuk ndodhin, një lojtar gjerman, anglez, holandez apo suedez nuk kërcënohet me jetë sepse bën gabime në një ndeshje futbolli, por Mesdheu është ndryshe. Alvaro Morata, një djalë i shkëlqyer dhe një lojtar shumë i mirë, u detyrua të kalonte nëpër ferr apo minimalisht purgator, përpara sesa të gjente vendin e tij në parajsë.
Sulmuesi i Spanjës, i kërcënuar nga familja aq sa trajneri i tij Luis Enrike u detyrua të lajmëronte publikisht policinë, u kthye në hero të kombit kur shënoi golin e katërt, me gjasë vendimtar, në ndeshjen e turit të dytë ndaj Kroacisë.Një ekzekutim i shkëlqyer i sulmuesit të Juventusit dhe të Realit të Madridit, që kishte humbur rast të pastër në pjesën e parë, por që vrapoi për 107 minuta pa u lodhur, e nuk e ndjeu aspak. Një formë fizike e shkëlqyer. “Më vjen mirë që Morata iu përgjigj atyre që e urryen, – shkruajti Geri Lineker, – ai u tregoi atyre gishtin e mesit”. Hosana të mëdha edhe nga analisti i “AS”-it, Tomas Ronsero, ndonëse ai shpesh si tifoz e kishte kritikuar trajnerin Luis Enrike. Morata ka 5 gola në fazat finale të Europianëve, duke qenë rekordmen i Spanjës bashkë me Fernando Torresin.
Sfidanti.al