Reali trembet se Paris SG do t’ia marrë Mbapesë “kalanë nga brenda”!

Nuk dihet ende mirë se çfarë do të thotë kjo, por është e qartë se pritet një goditje e madhe. Ka shumë mënyra për të bindur një futbollist të rinovojë një kontratë dhe sidomos kur përfshin edhe familjen e tij në këto bisedime. Kështu do të bëjë Paris SG, që është i vendosur të mos lejojë që Kilian Mbape të largohet për tek Reali. Klubi spanjoll është i shqetësuar sepse familja e sheikëve, që cilësohet më e pasura familje e botës, do të ofrojë një paketë financiare për të gjithë familjen Mbape, dhe jo vetëm për lojtarin. Kështu thotë Hezus Galjego, gazetar i emisionit “El Sanedrin” në televizionin “Kadena Ser”. “Oferta që do t’i bëhet familjes Mbape do të jetë e parefuzueshme, – thotë ai, – Reali nuk do të marrë asnjë lojtar të ri këtë verë. Ka 35 futbollistë në ekip dhe duhet të largojë 10, por nuk mundet që ta bëjë. Pa dollarët e Superligës, nuk do të jetë i fortë si më parë dhe PSG ka më shumë financa”.

Sfidanti.al