Atlanta shënoi vetëm 4 pikë në 6 minutat e fundit dhe kur luan kështu, normalisht që humbet. Miluoki fitoi jashtë fushe 113-102 jashtë fushe duke marrë epërsinë 2-1 në finalen e plej ofit në Konferencën Lindore në NBA. Janis Antetokumbo ishte aty duke udhëhequr ekipin me 33 pikë dhe 11 topa në tabela, si dhe 4 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Sidoqoftë, ai që habiti më shumë dhe që ndoshta rezultoi vendimtar, ishte Kris Midëlton me 38 pikë, me 11 topa në tabela e 7 asistë. Një paraqitje e shkëlqyer me vetëm 4 topa të humbur, me 50 për qind saktësi për tri pikë dhe 60 për qind për dy pikë. Kjo dyshe pati mbështetjen e Bobi Portisit (15 pikë), Holideit (6 pikë, 12 asistë) dhe Bruk Lopez (10 pikë).
Atlanta këtë herë nuk mundi ta përballonte ndeshjen deri në fund, ndërsa shqetësimi është për një dëmtim të mundshëm të Trej Jangut pas një përplasjeje të pafat me gjyqtarin. Ylli shtatshkurtër shënoi 35 pikë, por gaboi pak si shpesh për tri pikë, ndërsa nuk ishte aktiv në lojën nën tabela. Madje vetëm Klint Kapela mundi të luftonte nën kosh me 11 topa të kapur në sulm e në mbrojtje, tepër pak, ndërsa Atlanta pati 35 “rebaunde” ndaj 50 të miqve. Ndeshja e radhës luhet sërish në fushën e Atlantës.
Sfidanti.al