Flitet për një nga klubet e parë të futbollit botëror që provoi bursën dhe nuk doli keq me të. Mançester Junajtid ka qenë vazhdimisht simboli i një sipërmarrjeje biznesi në fushën e sportit, më shumë madje se Reali i madh i Madridit, por kohët e fundit shkëlqimi është zbehur. Një nga aksionerët më të mëdhenj, kompania me emrin “BAMCO, Inc”, shprehur alarmin pasi mësoi se vlera e aksioneve të Junajtidit në bursën e Nju Jorkut ka rënë 40 për qind. Një rënie e jashtëzakonshme, një “pikiadë” e vërtetë, edhe pse e pritshme pas rezultateve të dobët në fushë.
“Janë bërë gabime kohët e fundit në afrimin e lojtarëve dhe të personelit, – shprehet kompania, – gjithsesi, ne besojmë se klubi do ta marrë veten, pasi po punon edhe me skuadrën, edhe për të fituar tifozë në të gjithë botën”. Kompania beson se vlera e vërtetë e Mançester Junajtidit në treg është 50 deri në 100 herë më e madhe sesa vlera aktuale në bursë.
Sfidanti.al