Lojërat 2020; në Tokio bën shumë vapë; maratona dhe ecja sportive në Saporo

Maratona dhe gara e ecjes sportive enë Lojërat Olimpike të 2020 do të zhvillohen në Saporo. Ky është vendimi I marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe shkaku është moti I nxehtë në Tokio. Në kryeqytetin japonez gjatë muajve të verës, temperatuar I kalon normalisht 30 gradë Celsius si dhe regjistrohet një nivel shumë I lartë I lagështirës duke rrezikuar që të vendosej për një zgjidhje si ajo e Botërorit të Dohas kur Maratona dhe garat e ecjeve sportive u bënë natën për të evituar nxehtësinë e madhe atmosferike. Një spostim orari ky që gjithsesi nuk evitoi tërheqjet dhe shfaqjen e problemeve shëndetësore te atletët.

Në Saporo që është në ishullin Hokaido, rreth 800 km më në veri në krahasim me Tokion  dhe që ka pritur Lojërat Dimërore në 1972, në fund të korrikut e fillim të gushtit regjistrohen temperatura 6 gradë më të ulëta  se në Tokio. Xhon Koats, presidenti I Komisionit të Koordinimit të IOC për Tokyo 2020 tja se për ndryshimin e vendit të këtyre garava autoritetet lokale nuk do të kenë asnjë kosto.

Sfidanti.al