Akordi i Premier Ligës, transferime nga 27 korriku deri në 5 tetor!

Klubet e propozuan vetë ndryshimin e vitit të kaluar dhe më pas u penduan. Këtë herë, mendja ishte e mbledhur për t’u kthyer tek stili i vjetër, mundësisht me variantin “XXL”, e kjo edhe për shkak të koronavirusit. Klubet e Premier Ligës, dhe organizatorët e kampionatit anglez ranë dakord që “dritarja” e transferimeve të ndryshojë, dhe të jetë 10 javë. Ajo do të fillojë në 27 korrik, menjëherë pas përfundimit të sezonit të tanishëm, e do të vazhdojë deri në 5 tetor.

Jo vetëm kaq, por është shtuar edhe një “minidritare” (si dritare aneksi), nga 5 deri në 16 tetor, në të cilën mund të ketë transferime mes klubeve të Premier Ligës, dhe klubeve të tjerë profesionistë (të kategorive më të ulëta) në Angli, por jo mes vetë klubeve të Premier Ligës. Kjo do të thotë se “dritarja” normale për të marrë e dhënë lojtarë do të ndërfutet në sezonin e ri të kampionatit anglez, pasi ky nis në 12 shtator, të paktën sipas kalendarit të miratuar që më parë.

Sfidanti.al