Adnan Januzaj, sot tek Sociedadi, ka një dedikim për ish-trajnerin!

Luis Van Gal është një emër i madh i futbollit botëror, por jo i tillë për Adnan Januzajn. Futbollisti shqiptaro-belg u kujtua për holandezin, ndërsa po përpiqet të ringjallë karrierën e tij në Spanjë tek Real Sociedadi. “Golin tim të parë me skuadrën e re do t’ia “dedikoj” Van Galit, – ishin fjalët e talentit që sot është 22 vjeç, – nuk është se dua të flas për të, por gjithkush e di sesa probleme pata kur ai ishte trajner”.

Januzaj u huazua dy herë në kohën e Van Galit, fillimisht tek Sandërlendi dhe pastaj tek Dortmundi, veçse duhet thënë se nuk pati shumë sukses, dhe atje nuk është se e pengoi trajneri holandez. Murinjo nuk e mbajti, por pranoi ofertën e Sociedadit prej rreth 10 milionë eurosh, duke vendosur gjithsesi, një klauzolë riblerjeje në rast suksesi. Januzaj u mor në “Old Traford” nga Sër Aleks Fergusoni dhe pastaj pati besimin e trajnerit Dejvid Mojes.

Sfidanti.al