Ana e errët e futbollit, lojtari i Premier Ligës në pension prej dëmtimit!

Rajan Mejzën është ende një futbollist aktiv, profesionist. Ai firmos në borderonë e Hull Sitit dhe fiton një rrogë vërtet të lartë, por pritet që kjo të mos ndodhë në një të ardhme shumë të afërt. Mesfushori po shkon nga një mjek në tjetrin për të gjetur shërim për dëmtimin në kafkën e kokës, dëmtim pësuar në një ndeshje ndaj Çelsit, kur ai u përplas me Geri Kejhillin. Tortura e Mejzënit vazhdon që nga janari dhe gjasat më të mëdha janë që ai ta lërë futbollin, edhe pse është vetëm 26 vjeç. Për momentin, ai është kthyer tek Hulli, në Championship, por besohet se mjekët do t’i thonë se është më mirë për shëndetin e tij, që të gjejë një punë tjetër.

Sfidanti.al