Për një vend të mësuar me biznes që në shekullin e 16-të, habia e parë dhe shumë e madhe ishte kur ai doli në fushë me fanelën pa emrin e sponsorit. Adama Traore, lojtari i krahut i Uolvesit, ishte ndryshe nga shokët e skuadrës në në ndeshjen e Premier Ligës humbur ndaj Uatfordit. Nuk është dhënë ndonjë shpjegim për këtë, veçse diskutimet për fanelën janë dytësore në krahasim me ato për formën që po kalon Traore.
Një prodhim i akademisë më të famshme të botës, “La Masia”, Traore kaloi 11 vjet në Barcelonë. Ai luajti gjerësisht për ekipin B, por shumë pak me të rriturit, ndaj edhe u largua. Pasi nuk pati fat me dëmtimet tek Aston Vila kur ishte 19 vjeç, ai tregoi veten me Midëllsbroun, ndërsa në 2018 u bashkua me Uolvesin. Më në fund, ai po kombinon shpejtësinë e tij të rrallë me aftësinë për të shënuar. Këtë sezon ka 5 gola dhe 9 asistë, ndërsa po flitet për një rikthim të tij tek Barcelona, apo ndoshta kalim tek Reali i Madridit.
Sfidanti.al