A do të jetë Lampardi shpëtuesi i karrierës së magjikut Kutinjo?!

Karriera e tij nuk ka qenë e njëjta që kur u largua nga Anglia. Filip Kutinjo ndoshta do ta gjejë shpëtimin sërish në Premier Ligë, pasi raportohet se ai është pranë kalimit tek Çelsi. Ylli brazilian është sot pjesë e Bajernit të Mynihut, ku është dhënë hua nga Barcelona, por nuk pritet që klubi gjerman ta paguajë klauzolën e tij prej gati 80 milionë eurosh.

Edhe pse 26-vjeçari nuk ka luajtur keq, me 8 gola e 6 asistë derisa Bundesliga u ndërpre nga koronavirusi, sërish shifra duket e lartë për Bajernin, dhe shpëtimi i tij mund të vijë nga Çelsi. Trajneri i bluve të Londrës, Lampard, gjykon se Kutinjo është futbollisti që i duhet ekipit të tij, për shkak të talentit dhe përvojës që ai ka.

Për këtë arsye, ai është gati të bisedojë me Barcelonën për transferimin e brazilianit, dhe kjo mund të ndodhë për rreth 80 milionë euro. Gjithsesi, katalanasit pritet të humbasin plot 75 milionë euro, pasi ata e morën Kutinjon nga Liverpuli për gati 160 milionë euro në vitin 2018. Shpresohet që një nga futbollistët më të talentuar të botës, të mund të ringjallë karrierën, ndërsa ka kaluar shumë vështirësi në dy vitet e fundit.

Sfidanti.al