A do ta bëjë Çelsi mrekullinë, të mundë Barcelonën “hyjnore” për Zhyl Kundenë?!

Deri tani, katalanasit kanë bërë çfarë kanë dashur dhe kanë marrë të gjithë lojtarët që kishin synuar. Robert Levandovski u duk si “qershia mbi tortë”, por ambiciet nuk mbarojnë me polakun, as me Kesien, Kristensenin apo me të tjerë, ndërsa synohen Azpilikueta dhe Zhyl Kunde. Me këta dy emra, do të ketë një përballje me Çelsin, sepse Azpilikueta është kapiteni i bluve të Londrës, ndërsa “blaugranët” janë në garë me klubin në “Stemford Brixh” edhe për mbrojtësin e Seviljes. Mësohet se Çelsi jep 60 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Barcelona është ende në pozicion më të mirë. A thua trajneri Tomas Tuhel do ta bëjë mrekullinë?!

Sfidanti.al