Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën në spital pas kolapsit në fushën e blertë. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja gjatë ndeshjes me Partizanin. Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë. Sulmuesi i Egnatias pësoi një kolaps total teksa në minutën e 24-të u rrëzua në fushë pa ndenja, gjatë sfidës më Partizanin. Kjo nuk është hera e parë që Dëamena shfaq probleme me zemrën, madje në 2019 është këshilluar të linte futbollin. Për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e sulmuesit, mjekët e këshilluan që të linte sportin. Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi kërkoi një “jetë të dytë” në elitën e Shqipërisë. Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën. Duamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.
sfidanti.al