Në një intervistë për mediat italiane, trajneri Luisi Di Biagio flet për një episod interesant të Euro 2000 ku rrëfeu se ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti kishte një muaj që mendonte të shënonte me “Panenka” në ndeshjen kundër Holandës në gjysmëfinale.
“Kur Totti u nis për të ekzekutuar penalltinë, ne të gjithë ishim të përqafuar me njëri-tjetrin, unë isha përkrah Paolos dhe Fabios dhe u thashë: “Shikoni, do bëjë ‘lugën’”. Ata u përgjigjën: ‘Çfarë, je i çmendur!’. Dhe ai e bëri. Nuk mund ta thosha më parë sepse Françesko më kishte thënë prej një muaji: ‘Të lutem mos fol me askënd ndryshe më vonë…’. Ajo që ndodhi vjen edhe nga fakti se të gjithë portierët në atë periudhë donin të bënin pritjen e shekullit, duke u zhytur majtas e djathtas. Kështu që Totti mendoi të gjuante në qendër, të shënonte një gol të lehtë. Kjo gjë ndodhi, por nuk është thënë kurrë në mënyrë perfekte”.
sfidanti.al