Mançini nxit Italinë të ndjekë shembullin e Spanjës dhe Italisë!

Panorama dalë nga dalë po qartësohet. Europa po mëson ekipet që shkojnë direkt në Botërorin e Katarit dhe kualifikimin e arriti edhe Spanja, bashkë me Kroacinë e Serbisë. Të mbiquajturit “Furitë e Kuqe” triumfuan 1-0 në Sevilje ndaj Suedisë, ndonëse u mjaftonte vetëm barazimi, dhe goli i vetëm u shënua pas pushimit nga sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata. Spanja la prapa pikërisht Suedinë që duhet të luajë në plej of, ndërsa kualifikimin që më parë e kishte arritur Gjermania e trajnerit Hansi Flik. Gjithsesi, “pancerët” nuk u ndalën, por vazhduan marshimin që kanë nisur që kur trajneri i ri u ul në stol në vend të Joakim Lëvit. Fitorja 4-1 në Armeni ishte fare e thjeshtë me golat e Havercit, dy herë të Gyndoganit dhe Hofmanit, e Flik me të drejtë thotë se gjermanët synojnë titullin botëror në Katar.

Këtë gjë dëshiron ta bëjë edhe Italia, por kampionët e Europës së pari duhet të fitojnë kualifikimin në fushë. Të Kaltrit udhëtuan drejt Belfastit për t’u ndeshur me Irlandën e Veriut, në një ndeshje ku u duhet me gjasë fitorja, madje me gola. Skuadra e trajnerit Mançini ka 15 pikë, po aq sa Zvicra që pret Bullgarinë, dhe golaverazhin më të mirë vetëm për 2 gola. “Po, ndeshja vlen një finale, – thotë Mançini, – Lojtarët duhet të luajnë të qetë, për të fituar, pa menduar sesa gola duhet të shënojnë. Ne duhet të përqëndrohemi tek ndeshja, tek ajo që duhet të bëjmë për të fituar, pastaj në fund do të shohim se çfarë do të ndodhë”. Italia duhet të bëjë kujdes në stadiumin e Belfastit ku në 1958 humbi dhe nuk shkoi në finalet e Botërorit, ndërsa këtë herë mund të zbresë në plej of.

Sfidanti.al