Flamurtari ka triumfuar kundër Apolonisë pasi u tregua më i saktë nga gjuajtja e penalltive sesa fierakët duke i mundur me shifrat 3-4, pasi koha e rregullt bashkë me shtesën u mbyllën në baraspeshë totale 0-0. Tani më të besuarit e Eqerem Memushit kanë edhe një provë të fundit, dhe më të vështirën deri më tani. Ata do të udhëtojnë drejtë Kurbinit për t’u ndeshur me Laçin, në finalen e “play-out”-it. Një ndeshje e luftuar me shpirt nga vlonjatët që edhe pse ishin me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Peposhit, arritën ta çonin sfidën deri te penalltitë, ku u treguan pothuajse perfekt, duke u shuar shpresat fierakëve të Apolonisë për një vend në Superiore.
sfidanti.al