40 pikë, 13 asiste dhe 7 ribaunde e asnjë top i humbur. Ndeshja e Nikola Jokic në duelin e pestë me Minesota Timberëolves në konferencën e perëndimit është thjesht perfekte. Shtatlarti serb kompletoi një sfidë për t’u mbajtur mend. 15 gjuajtje të sakta nga 22 me një saktëi 77 % mes finalizimeve dhe asisteve. Ndeshja e Joker ishte thjesht për t’u vendosur në kornizë dhe këtë e tregojnë lëvizjet e trajnerit kundërshtar Finch me Gobert në amrkim të Jokic e më pas edhe Reid dhe Kat në ndihmë të tij për të bllokuar serbin e papërmbajtshëm në mbrëmjen e Kolorados ku kampionët kaluan në avantazh 3-2 në gjysmëfinalen kundër skuadrës nga Mineapolis që nisi në mënyrën më të keqe të mundshme ne dy suksese në sfidat e para për ujqërit. Perioda e tretë ishte ajo që duhet vendosur në kornizë për kampionët që i dhanë një leksion një kundërshtari të armatosur mirë në mbrojtje por asnjë prej kundërshtarëve nuk arriti të bënte asgjë pasi numri 15 i Denver është lojtari më i fortë i NBA për momentin dhe për këtë askush nuk ka dyshime.
sfidanti.al