Zidane e pranon: E di që pozicioni im është në fije të perit, por s’shqetësohem

‘E di që pozitat e mia janë tronditur, por nuk shqetësohem. Nuk është hera e parë që flitet kështu për mua. Nuk ka ndodhur asgjë, një vit më parë ishte e njëjta gjë, por më pas fituam Ligën. Nuk duhet të bëj gjë tjetër vecse të punoj dhe në këtë pikë, duke dhënë 100% tim sic kam bërë gjithnjë. Kritikat janë normale kur nuk punon mirë’-Kështu u shpreh Zidane në një konferencë për shtyp disa orë përpara ‘El Clasico’ me Barcelonën në Camp Nou.

‘Është një moment i vështirë-shtoi francezi-por mund të dalim nga kjo gjendje. A e ndjej mbështetjen e Perez? Sigurisht që po; ndjej mbështetjen e klubit dhe të skuadrës. Kam fituar shumë me këta lojtarë dhe do t’I mbroj deri në vdekje’.

Sfidanti.al