Historia kurioze e Max Kilman, nga Futsal në Premier League

Debutimi i Max Kilman me Wolverhamptonin në maj të 2019 shënoi një lloj rekordi në futbollin anglez në më shumë se një dekadë, pasi u bë futbollisti i parë që transferohet nga një klub jo profesionist që në këtë rast është Maidenhead në një të Premier League.

Wolverhamptoni e mori Kilman për të përforcuar mbrojtjen në skuadrën rezervë, por vetëm pas pak muajsh futbollisti arriti të bindë stafin teknik të ekipit të parë. Por e vecanta e Kilman është se ai ka bërë pjesë edhe e skuadrës  Helvécia Futsal.. që  sic e thotë edhe vetë emri është një skuadër e Divizionit të Parë të Futsalit në Angli. Kur Wolverhampton u shfaq tek ai, Kilman jo vetëm që duhej të zgjidhte mes futbollit profesionist dhe Futsalës, por u desh t’i jepte fund edhe karrierës së tij në Futsal me përfaqësuesen me të cilën ka zhvilluar 25 ndeshje që pas debutimit të tij kur ishte 18 vjec.

Vetë Kilman shpjegon përfitimet nga të luajturit në Futsal. ‘Shumë njerëz thonë se futsal të përmirëson  teknikisht, por mua më ndihmoi më shumë në aspektin taktik. Të bën më inteligjent, më të ndërgjegjshëm për atë që ndodh dhe më të shpejtë në atë që dëshiron të bësh sepse mendon më shumë gjatë ndeshjes-tregon Kilman.

Sezonin e kaluar, Kilman luajti 11 ndeshje me ekipin e parë, 3 prej të cilave në Premier League. Ishte titullar në Anfield dhe në sfidën me Espanyolin në Europa League . Nuno Espirito Santo beson tek ai dhe cdo herë e më shumë po gëzon rregullsi. Në 5 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, Kilman ka qenë titullar në 2 ndeshjet e fundit; fitoren me Fulham dhe Leeds me Ëolverhamptonin që nuk pësoi gol në asnjë prej këtyre dy sfidave. Madje në ‘Elland Road’ u shpall edhe ‘Njeriu i ndeshjes’. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Ëolverhamptonit që rinovoi kontratën me të deri në 2025.

Sfidanti.al