Diçka ndodh “atje lart”, Sitit të Guardiolës i ngrin gjaku në avion!

Fotoja që kemi vendosur për këtë shkrim sikur e përmban kuptimin e fabulës. Gishti i Pep Guardiolës është i drejtuar lart drejt qiellit, aty ku vërtet skuadra e tij pati një problem që mund të ishte serioz, por që u zgjidh paq. Aeroplani, që transportonte Mançester Sitin drejt Londrës për ndeshjen e fundjavës ndaj Uest Hemit, pati një defekt teknik. Frika ishte e madhe në bord, por pilotët e ndreqën situatën duke kërkuar një pistë më të gjatë për t’u ulur. Në komunikim me kullat drejtuese, aeroplani u shmang nga Aeroporti i Londrës dhe zbriti në Aeroportin e Stanstedit, gati 50 km larg destinacionit të planifikuar. Kjo thjesht zgjati udhëtimin me autobus, ndërsa Aeroporti i Londrës (jo “Hithrou”) është pranë “Stadiumit të Londrës” ku luan ndeshjet Uest Hemi, pasi u largua nga stadiumi historik i tij, “Apton Park” të cilin e përdori në vitet 1904-2016.

Sfidanti.al