Konte? Unë në rrezik tek Interi? Liverpuli e priti Klopin 4 vjet!

Nëpër gazeta ka nisur të shkruhet se “nuk ka më justifikime” për të. Kjo, panorama që jepet për Antonio Konten, trajnerin e Interit, pas barazimit të vuajtur ndaj Mynshengladbahut në Ligën e Europës dhe humbjes në derbin me Milanin në Serinë A. Vetë “i zoti i punës” duket i qetë, të paktën mesa kuptohet nga pamja e jashtme. “Nuk kemi asnjë shqetësim, – tha ai përpara ndeshjes me Xhenoan, – po ecim nëpër atë rrugë që bën të lumtur lojtarët dhe klubin. Le të shikojmë Liverpulin që për 4 vjet nuk fitoi asgjë, por tani është një “makinë lufte”. Ai që vjen nga jashtë tek Interi sheh një strukturë të fortë, që po përmirësohet në krahasim me vitet e mëparshme. Kjo na bën të lumtur”. E drejtë, por nuk dihet nëse tek Interi do të kenë durimin që Liverpuli pati me Klopin. Jo më kot, në fund të sezonit të kaluar u diskutuar “divorci”.

Sfidanti.al