Trofetë e Boris Becker në ankand, por ai nuk i dorëzon

Ish tenisti Boris Becker është në qendër të një historie sa serioze aq edhe kurioze. Gjermani u kërkua që të paraqitet në një gjykatë në Londër pasi u akuzua se nuk dorëzoi trofetë e tij të fituara në Wimbledon për t’i nxjerrë në ankand në mënyrë që të shlyejë borxhet. Në fakt Becker ka shpallur falimentimin në 2017, por në atë rast ai refuzoi të dorëzojë edhe dy trofetë e fituara në Australian Open

Detajet e kësaj cështjeje u publiuan në një akt akuze të re. Becker u deklarua i pafajshëm gjatë seancës së tij në Southëark Croën Court. Ish tenisti është nën akuzë  për evazion fiskal duke iu fshehur autoriteteve pasuri të patundshme me vlerë prej më shumë se 1.3 milionë Dollarë në llogari të ndryshme .

Procesi për Becker që prej vitesh jeton në Londër pritet të nisë në shtator të 2021. Nëse do të ketë dënim, legjenda gjermane e tenisit rrezikon disa vjet burg. Për momentin Becker është në liri me kusht. Pra një histori e trishtuar që e njollos karrierën e Becker dhe që mund të errësojë gjithcka të mirë që ai ka bërë në fushën e lojës

Sfidanti.al