Zidane-Bejl shpërthen lufta: Ai nuk deshi të luajë ndaj Bajernit

Vijojnë polemikat rreth Garet Bejl te Reali i Madridit dhe protagonistë bëhen trajneri Zinedine Zidane dhe agjenti i futbollistit. Ky i fundit iu kundërpërgjigj një deklarate tëe francezit të thënë 2 ditë më parë duke e cilësuar Zidane si një person pa turp që tregoi mungesë respekti ndaj një lojtari si Bejl që ka dhënë shumë për Realin e Madridit. 24 orë më vonë erdhi edhe kundërpërgjigjja e trajnerit të ‘Los Blancos’.

‘Dua të jem i qartë. Nuk kam treguar mungesë respekti ndaj askujt, aq më pak një futbollisti-tha Zidan-do të mbaj gjithnjë anën e futbollistëve të mi sic e kam thënë edhe herë të tjera. Thjesht nënvizova faktin që klubi po bisedon për largimin e Bejl’.

Zidane shpjegoi më pas edhe mungesën e Bejl për ndeshjen e ICC ndaj bajernit duke theksuar se ishtë një zgjedhje e vetë futbollistit.

‘Garet nuk deshi të hyjë në fushën e lojës-tha Zidan-tha se klubi po pubon për shitjen e kartonit të tij dhe për këtë arsye nuk pranoi të bëjë zëvendësimin’.

Ndërkaq, agjenti i Garet Bejl, Xhonatan Barnet foli sërish për gjendjen dhe merkaton e futbollistit

‘Nuk do të ketë akorde të improvizuara për të larguar Bejl-tha Barnet-Garet është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Mund t’ju garatoj se ai nuk do të shkojë me huazim te asnjë klub. nëse do të ndodhë dicka pëe mirë, atëherë gjërat mund të ndryshojnë dhe ai mund të largohet për një ditë ose për një javë. përndryshe mund të qëndrojë futbollist i Realit të Madridit edhe për 3 vjet deri në datën e skadencës së kontrates së tij’.

sfidanti.al