Zidan ushtron presion te Real Madrid: Dua Pogbanë

Në zyrat e Realit të Madridit cdo ditë po dëgjohet një refren: ‘Dua Pogbanë, menjëherë ose në fund të sezonit’. Është ky një refren që po ‘këndohet’ shpesh nga trajneri I Los Blancos, Zinedine Zidane që këmbëngul në qëndrimin e tij për të sjellë francezin në Madrid duke qenë se gjatë muajve te verës dështoi.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ Zidane e ka shtuar shumë presionin te drejtuesit e Realit të Madridit për të blerë Pogba që për më tepër ishte edhe kërkesa e vetme e tij kur pranoi që të kthehej në pankinën e Realit të Madridit në muajin mars.

Kontaktet mes Zidane dhe Pogbasë nuk janë ndërprerë kurrë, vetë mesfushori po vijon punën për të bindur drejtuesit e Mancester Junajtid për ta lënë të largohet. Lëvizja e parë është ajo e refuzimit të cdo oferte për rinovim të kontratës që skadon në verën e vitit 2021. Por problem për Zidane është që Djajtë e Kuq kërkojnë 120 milionë Euro, ndërkohë që te Reali I Madridit, jo të gjithë janë të bindur në aspektin e ekuilibrave në dhomat e zhveshjes që Pogba duhet të jetë më I paguar se Eden Hazard, për të cilin janë investuar 100 milionë Euro.

Në këtë pikë është Juventusi që mund të ndërhyjë me Zonjën e Vjetër që nuk e ka harruar ‘Oktapodin’ e saj dhe në një farë mënyre duket se bën tifozllëk për atë pjesë të Realit të Madridit që kërkon që skuadra të punojë me më shumë qetësi gjatë muajve të verës kur goditja e madhe mund të jetë pikërisht në mesfushë.

Sfidanti.al