Zinedin Zidan po mendon seriozisht të kthehet në rolin e trajnerit. Sipas asaj që publikohet te Daily Mail, ish tekniku i Realit të Madridt është i gatshëm të pranojë ofertën e klubit londinez për t’u ulur në pankinën e Bluve në vend të Mauricio Sarrit që duket se po shkon drejt mbylljes së shpejtë të aventurës së tij në Premier League.
Por Zidan ka vendosur një sërë kushtesh për të pranuar këtë detyrë dhe njëra prej këtyre kushteve është rinovimin i kontratës së Eden Hazard, ndërkohë që një kusht tjetër është garantimi i 200 milionë Eurove për të shpenzuar në merkaton e tranferimeve
Por jo vetëm kaq, Zidan kërkon që të jetë pjesëmarrës në blerjet e skuadrës së bashku me Marina Granovskaia, drejtoresha e merkatos së klubit londinez që do të thotë se francezi dëshiron që të jetë ai që merr vendimet përsa i përket përforcimit të skuadrës.
Zidane ka fituar një prestigj të madh në arenën evropiane pas 3 titujve radhazi në Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit, ndërkohë që Celsi nuk është në momentin e tij më të mirë. Në sezonin aktual Blutë e Londrës janë në vendin e 6 në klasifikim, ndërkohë që vazhdojnë problemet me Sarrin i cili duket se nuk e gëzon më besimin e lojtarëve të tij.
sfidanti.al