Bajerni i Mynihut do të luajë me Liverpulin në Ligën e Kampioneve në fazën e 1/8 të tij. është një sfidë që vë përballë njëri-tjetrti dy personalitetet që e njohin mirë njëri-tjetrin; Arjen Robben dhe Jurgen Klopp. Trajneri gjerman nuk ka kujtim të mirë nga holandezi, goli i të cilit në 2013 ndëshkoi Borusian e Dortmundit në finalen e Ligës së Kampioneve. Por edhe vetë robben nuk është se ka kujtime të mira nga skuadra aktuale e Klop, Liverpuli, sidomos për ndeshjet e zhvilluara në Anfield.
‘Besoj se fusha më e vështirë ku kam luajtur është ajo e Liverpulit-tha Robben në një intervistë për ‘The Guardian’. Në stadiumin mitik të Liverpoolit, Robben ka vuajtur humbjet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në sezonet 2004/05 dhe 2006/07, në të dy rastet si futbollist i Celsit. Në rastin e parë, Celsi u eliminmua nga një gol fantazmë i Garsias dhe në rastin e dytë nga seritë e 11 metërshave me Robben që gaboi përballë Reinës.
‘Në atë kohë Liverpuli ishte vërtet në gjendje që të luftonte për tituj duke iu referuar kualifikueseve-vijoi Robben-në një ose 2 ndeshje ishin në nivele vërtet të larta. cilësia më e mirë e asaj skuadre ishte se shfaqeshin atëherë kur u duhej’
sfidanti.al