Zhurma per ‘shqiponjen’ e Xhakes e Shaqirit; dy ministrat mbrojne futbollistet

Ditet e fundit po flitet shume per Granit Xhaken dhe Xherdan Shaqirin qe festuan me shqiponje golat e fitores ndaj Serbise me kete te fundit qe e quajti gjest politik duke kerkuar nderhyrjen e FIFA. Kjo e fundit konfirmoi se ka hapur hetimet per lojtaret shqiptare te Zvicres te cilet rrezikojne te denohen me 2 ndeshje pezullim.

Ne vendin helvet ata jane kritikuar, por kane pasur edhe mbrojtje sic eshte rasti i Federates Zvicerane te Futbollit e sidomos dy ministrave te qeverise helvete. Nje prej tyre eshte Gi Parmelin i cili deklaroi: ‘Çdokush qe perjeton atmosferen elektrizuese te ndeshjes mund te vleresoje me shume rendimentin e skuadres dhe mund te kuptoje emocionet qe mberthejne nje futbollist’.

Po kaq mirekuptues eshte shfaqur dhe kancelari zviceran Ignazio Kasis i cili deklaroi: ‘Nuk kam asnje pike dyshimi se mund t’i shfaqesh emocionet patriotike per vendin qe te ka pritur pa harruar rrenjet e origjines’.

Sfidanti.al