Zgjedhjet te Barcelona, Laporta: Nëse nuk fitoj unë, Messi do të largohet

Fushata zgjedhore për presidencën e Barcelonës vazhdon dhe në debatin e organizuar nga Grupi mediatik Godó (Mundo Deportivo, La Vanguardia, RAC1 e 8TV) tre kandidatët për këtë post, Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa shpjeguan programet e tyre në prag të zgjedhjeve të 7 marsit.

Në mënyrë të vecantë, Joan Laporta preku edhe temën ‘Messi’. ‘Mundet që të mos jemi konkurentë në aspektin financiar, por Messi nuk drejtohet nga paraja-tha Laporta-ai dëshiron të mbyllë karrierën sportive në nivelin më të lartë të mundshëm, Me Messin kam një marrëdhënie vlerësimi dhe respekti. Jam I sigurt se nëse do të fitojë zgjedhjet një kandidat tjetër, ai nuk do të qëndrojë më këtu’.

Sfidanti.al