Maurisio Poçetino nuk ka qenë një trajner shumë i lumtur këtë verë, por gjithsesi, ai e kuptonte shumë mirë situatën. Totenhemi ishte ndoshta e vetmja skuadër në Premier Ligë që nuk bëri ndonjë përforcim, veçse argjentinasit të stolit iu bë e qartë se kjo ndodhi për shkak të shpenzimeve kolosale për stadiumin e ri, dhe kredisë që duhet paguar në bankë.
Gjithsesi, kjo nuk prishi asnjë punë në startin e kampionatit, pasi të besuarit e Poçetinos kaluan me autoritet në një fushë aspak të lehtë, si ajo e Njukasëllit. Pavarësisht se ekipi i Rafa Benitezit sapo u ngjit nga e dyta, dhe pavarësisht se nuk bëri shumë blerje, Njukasëlli mbetet “kockë” e fortë, si dhe ka tifozë të jashtëzakonshëm.
Talenti i ri, Dejl Ali, dhe Ben Dejvis ishin autorët e golave në suksesin 2-0, me lojtarët e tjerë që shkëlqyen si Harri Kejn apo Kristian Eriksen. Megjithatë, një ndihmë iu erdhi nga lojtari vendas, Shelvi, që mori një karton të kuq “budalla” pasi goditi pa arsye Ejlin. Poçetino nuk shikon anash, por vetëm drejt. “Ne jemi pretendentë për titullin,e dhe pse nuk kemi aq shumë lojtarë sa Mançester Siti apo Mançester Junajtid”, – thotë ai.
Sfidanti.al