Kapitenit të Romës, Daniele de Rosi, mbas fitores 2-1 së Romës kundër Portos në ndeshjen e parë të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve, i bëri përshtypje të madhe loja e futbollistit të ri të talentuar, Nikolo Zaniolo (19 vjeç), që shënoi dy gola në këtë ndeshje.
“Zaniolo është jashtëzakonisht i fortë fizikisht, duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe ai zotëron një teknikë të shkëlqyer. Ai që tani është një lojtar mjaft i mirë dhe ai i ka të gjitha premisat që të bëhet futbollist i madh. Ne e dimë se ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë. Rezultati 2-1 nuk premton një ndeshje revansh të qetë. Tani shanset janë 51-49 për qind në favorin tonë”, deklaroi De Rosi.
Ndeshja e kthimit Porto-Roma do të luhet më 6 mars.
Sfidanti.al