Raiola, përgatitësi i “bombave” të reja: Pogba te Reali i Madridit?

Pol Pogba po luan si i rilindur mbas ardhjes në krye Mançester Junajtidit të trajnerit norvegjez, Ole Gunar Solskjer, madje, për herë të parë në karrierën e tij ai arrin ta kalojë kufirin e 10 golave në një sezon, kështu që tifozët kanë frikë se mos ai vendosë të largohet nga “Old Traffordi”.
Mediumet angleze shkruajnë se Pogba i ka lënë porosi menaxherit të tij, Mino Rajola, që t’i rregullojë atij transferimin, por jo në Itali te Juventusi, por te Reali i Madridit. Dikush konsideron se kjo kërkesë e mesfushorit francez është vetëm një lloj presioni mbi klubin e Junajtidit që ky i fundit t’i bëjë atij një kontratë edhe më të pasur, por, sidoqoftë, dikush tjetër mendon se ai edhe mund të shpëngulet në “Santiago Bernabe”.
Realit, në fakt, i mungojnë lojtarët në mesfushë, ndërkohë që ka mundësi që të largohet Luka Modriçi që shpejt do të mbushë 34 vjeç. Pogba mund të kushtojë rreth 120 milionë euro.
Sfidanti.al