Derbi i Athinës “nxihet” sërish, Olimpiakosi i koshit e braktis

Nuk ka qenë kurrë një shëtitje apo një miqësi, por shpesh herë tejkalon çdo kufi. Flasim për derbin e koshit, Panathinaikos-Olimpiakos, që u braktis nga skuadra mike. Luhej për Kupën e Greqisë dhe “të blertët” udhëhiqnin 40-25, por bardhekuqtë ishin të acaruar tej mase me gjykimin.

Pasi ankesat e tyre ranë “në vesh të shurdhër”, lojtarët e Olimpiakosit dhe trajnerët e tyre, morën vendimin për ta braktisur derbin. Ishte fundi i pjesës së parë, dhe pas pushimit miqtë nuk dolën në parketin e Arenës “Paqja dhe Miqësia”, që mbante rreth 15 000 spektatorë. Sipas rregullores, fitorja iu dha Panathinaikosit, që do ta luajë finalen e për Kupën e Greqisë me PAOK-un e Selanikut.

Sfidanti.al