Xavi-Barcelona, nuk bëhet tani, por e ardhmja e Valverdes mbetet në dyshim

Ernesto Valverde mbetet në stolin e Barcelonës, por e ardhmja e tij mbetet në dyshim. E vetmja gjë për të cilën flitet me siguri është se ai nuk do të zëvendësohet nga Xavi Hernandez  në këtë moment. Humbja ndaj Atletikos që solli eliminimin nga Superkupa e Spanjës e kompromentoi të ardhmen e trajnerit, por simboli I Barcelonës, Xavi Hernandez , aktualisht trajneri I Al Sadd preferoui të refuzojë propozimin e klubit blaugrana pasi dëshiron të mbyllë sezonin në Katar dhe për kthimin në shtëpi mund të mendojë vetëm verën e ardhshme

E përditshmja katalanase ‘Mundo Deportivo’ shkruan se në takimin e zhvilluar këtë të diel mes Xavit dhe Oskar Graut e Erik Abidal, emisarët e Barcelonës, është arritur një akord mes palëve për të shtyrë cdo tratativë në muajon qershor, duke evituar krijimin e një situate që do të mund të shkaktonte dëme të nje projekt tek I cili besojnë të fgjithë dhe jo vetëm për arsye sentimentale.

Askush nuk dyshon për aftësitë menaxhuese të Xavi Hernandez, por momenti delikat ka bërë që te Barcelona të preferojnë që të tregohen të kujdesshëm për të mos e djegur që në fillim trajnerin e përzgjedhur për rilindjen e skuadrës blaugrana.

Gjithnjë sipas ‘Mundo Deportivo’ është ky një vendim, që gjithsesi nuk I largon dyshimet për të ardhmen e Valverdes që nëse nuk do të ndodhë dicka e jashtëzakonshme, do të drejtojë edhe seancën stërvitore të së hënës. Kjo do të thotë se Arturo Vidal afrohet akoma më shumë me Interin.

Sfidanti.al