Vinicius Junior rikthehet në stërvitje

Vinicius Junior është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Braziliani ka nisur punën i diferencuar dhe fakti që ai ka nisur të vrapojë është një shenjë që rikthimi i tij do të ndodhë më shpejt se sa ishte planifikuar. Sa i përket infermierisë, Arda Guler vijon punën në palestër, teksa stafi mjekësor ka komunikuar se afati i rikthimit të tij është brenda dhjetë ditëve të ardhshme. Në krahun tjetër, gjendja e Tchouamenit duhet vlerësuar, edhe pse ai ka nisur punën individuale, francezi do të kryejë përsëri ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e tij. Arda Guler mund të prekë fushën e blertë për ndeshjet e mbetura të këtij viti 2023 me Real Madrid që do të luajë katër ndeshje, duke nisur nga ajo e kampionatit përballë Betis, e më pas në Champions League përballë Union Berlin në transfertë.

sfidanti.al